Ndërlidhjet

Al-Kaida merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad


Grupi Al-Kaida ka marrë sot përgjegjësinë për valën e sulmeve me bomba në Bagdad javën e kaluar, ku mbeten të vdekur 69 persona dhe më shumë se 200 të plagosur.

Grupi që e quan veten “Shteti islamik i Irakut” ka postuar një mesazh në internet ku thuhet se grupi e “din se ku dhe kur të sulmohet”.

Deklarata i referohej një vetëvrasjeje me bombë në rrethin Karrada të Bagdadit, që ishte pjesë e një serie sulmesh në markete, kafe, ndërtesa të qeverisë, shumica në lagjet shiite.
XS
SM
MD
LG