Ndërlidhjet

Matis: “Kufiri Afganistan – Pakistan ka nevojë për koordinim”


Kreu i komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara ka thënë se në mes kufijve Pakistan-Afganistan nevojitet koordinim më i mrë, në mënyrë që të shmangen edhe incidentet si ai që vrau 24 ushtarë pakistanezë.

Kreu i trupave të marinës amerikane, Xhejms Matis, i tha komandantit aleat në Afganistan, gjeneralit Xhon Allen, të zhvillojë hapa për të parandaluar incidentet dhe të bashkpunojë me Pakistanin, kur të jetë e mundur.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Pakistanit për të ndarë një hartë të objekteve dhe instalimeve në afërsi të kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG