Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Rripit të Gazas arrin në Egjipt


Kryeministri i Rripit të Gazas, nga rradhët e Hamasit, ka arritur në Egjipt në udhëtimin e tij të parë jashtë territorit të bllokuar që nga pushtimi islamist në vitin 2007.

Ismail Haniyeh u takua me kreun e Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit si dhe me liderin e Vëllazërisë Myslimane.

Hamasi mori pushtetin në Gaza në një luftë të shkurtër, të përgjakshme civile në vitin 2007, duke dëbuar forcat rivale të Fatahut, të udhëhequra nga presidentin palestinez Mahmud Abas.

Izraeli dhe Egjipti u përgjigjën duke bllokuar Gazan. Ndërsa, Egjipti ka drejtuar përpjekjet për të pajtuar dy rivalët.

Hamasi konsiderohet si një grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Haniyehi tha sot se pajtimi me Fatahun është një çështje "strategjike".
XS
SM
MD
LG