Ndërlidhjet

Putin kritikon opozitën ruse


Kryeministri rus Vladimir Putin, sot kritikoi përpjekjet e opozitës për të "delegjitimuar" rezultatet e zgjedhjeve të Dumës Shtetërore.

Putin i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj protestave mbarëkombtare të 24 dhjetorit që mblodhën me dhjetëra mijëra grupe të opozitës që bënin thirrje për zgjedhje të reja.

Putin tha sot se opozita nuk ka një program të unifikuar duke shtuar se grupet opozitare që po ankohen nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje.

Putin tha gjithashtu se opozitës ruse i mungojnë "njerëz të cilët do të ishin në gjendje për të bërë diçka konkrete".
XS
SM
MD
LG