Ndërlidhjet

Kina do të ndërtojë aeroportin më të lartë në botë


Kina thotë se do të ndërtojë aeroportin më të lartë botëror në Tibet vitin e ardhshëm. Media shtetërore thotë se aeroporti që do të ndërtohet në rreth 4,436 metra mbi nivelin e detit në qytetin Nagqu.

Kjo është rreth 100 metra më lartë se aeroporti aktual më i lartë në botë në qytetin Qamdo, në një pjesë tjetër të rajonit malor.

Tibeti tashmë ka pesë aeroporte civile, dy prej të cilave janë hapur vetëm për disa muaj të vitit për shkak të motit ekstrem.

Pekini thotë se aeroportet e reja, plus rrugët dhe një hekurudhë në Tibet do të promovojnë zhvillimin dhe ndihmojnë në ngritjen e standardeve të jetesës.
XS
SM
MD
LG