Ndërlidhjet

Putin u bën thirrje rusëve të fokusohen në zgjedhjet presidenciale


Kryeministri rus, Vladimir Putin sot u ka bërë thirrje rusëve të fokusohen në zgjedhjet presidenciale duke kritkuar edhe veprimet e opozitës.

"Tani ne të gjithë duhet të fokusojmë tërë vëmendjen tonë në zgjedhjen e presidentit të Federatës Ruse”, është shprehur Putin.

Putin, i cili pretendon të kërkojë mandatin si president, tha se do të bëhet gjithqka që është e nevojshme për të siguruar që zgjedhjet presidenciale të muajit mars të jenë “transparente dhe objektive”.

Por, ai ka kundërshtuar thirrjet e protestuesve për përsëritje të zgjedhjeve për dumën shtetërore duke thënë se “zgjedhjet kanë përfunduar, dhe nuk mund të ketë më diskutime për ndonjë rishikim”.
XS
SM
MD
LG