Ndërlidhjet

logo-print

Fillojnë punën monitoruesit e paqes në Siri


Monitoruesit e Ligës Arabe kanë filluar vëzhgimin e tyre në qytetin e Homsit, një nga qendrat e rezistencës ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Televizioni shtetëror sirian raportoi se monitoruesit kanë takuar guvernatorin e Homsit sot, një ditë pasi 34 njerëz u vranë në një goditje në këtë vend.

Monitoruesit e Ligës e kanë për detyrë të përcaktojnë nëse qeveria është duke përmbushur planin e paqes, duke përfshirë edhe tërheqjen e trupave nga qytetet.

Ndërkohë, aktivistët thonë se së paku 20,000 protestues janë mbledhur në Homs sot. Protesta është duke u mbajtur në lagjen Khalidia, aty ku rebelët e armatosur kanë luftuar me forcat e sigurisë.

Banorët e Homsit thonë se armata siriane kanë tërhequr tanket dhe veturat e armatosura nga qyteti para se të arrinin monitoruesit.
XS
SM
MD
LG