Ndërlidhjet

Ekstradohet boshnjakja e dyshuar për krime lufte


Autoritetet e Bosnjes thanë se Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar një grua të përkatësisë myslimane të Bosnjes, të akuzuar për vrasjen e civilëve kroatë gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta.

Zyra e prokurorit tha se 38 vjeçarja Rasema Handanoviq, ka arritur në Bosnje dhe do të paraqitet të mërkurën para gjykatësve.

Handanoviq është ekstraduar një javë pasi që SHBA-të kanë dorëzuar shokun e saj, Edin Xhekon, i cili po ashtu akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjet e njëjta.

Që të dy dyshohet se i përkasin një njësie të armatës boshnjake, që ka sulmuar fshatin Trusina të Bosnjes, në vitin 1993, duke lënë të vrarë 18 civilë.

Dëshmitarët thanë se ajo vetë kishte qëlluar viktimat në kokë.

Handanoviq deri tash jetonte në Beverton të Oregonit dhe është arrestuar në muajin prill, në bazë të kërkesës së autoriteteve boshnjake.
XS
SM
MD
LG