Ndërlidhjet

AAK: Shërbimet ilegale nuk janë shuar


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Mosarritja për ta shuar ekzistencën e rrjeteve dhe strukturave ilegale të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë, është dështim në aspektin e sigurisë së vendit, kanë vlerësuar sot zyrtarët e partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sekretari i përhershëm i kësaj partie, Burim Ramadani, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, ka thënë se çfarëdo rrjete dhe struktura të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë, përveç Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, janë ilegale dhe kriminale.

Sipas tij rrjetet dhe strukturat ilegale të sigurisë dhe inteligjencës, vazhdojnë të ekzistojnë në Kosovë.

Dështim është ekzistimi i strukturave ilegale të sigurisë. Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është tepër e qartë se çdo formacion që ekziston në siguri dhe inteligjencë, përveç Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, është strukturë ilegale dhe kriminale".

Pra, shteti i Kosovës ka një institucion, që është AKI, dhe çfarëdo lloj institucioni tjetër që tenton të punojë në fushën e AKI-së është strukturë ilegale dhe kriminale.
"Ky është qëndrimi i Aleancës, i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Pra, shteti i Kosovës ka një institucion, që është AKI, dhe çfarëdo lloj institucioni tjetër që tenton të punojë në fushën e AKI-së është strukturë ilegale dhe kriminale”, tha ai.

Ramadani ka theksuar se nuk është vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ajo që potencon, sipas tij, dështimin e institucioneve kompetente për zhbërjen e rrjeteve dhe strukturave jolegale të sigurisë dhe inteligjencës.

Nuk po mendojmë vetëm ne, si Aleancë. Po mendon edhe Komisioni Evropian në raportin e progresit. Prandaj, ne edhe më tutje vazhdojmë të themi se këto janë struktura ilegale dhe kriminale në Kosovë. Të gjitha ato që ekzistojnë, dhe janë shumë. Janë edhe shërbimet e Serbisë dhe shërbimet tjera që veprojnë në Kosovë”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Nuredin Iibishi, ekspert për siguri, tha se Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, i cili tashmë është funksional, është kompetent për t’i hetuar rrjetet dhe strukturat ilegale të sigurisë në vend dhe t’i informojë organet kompetente që kanë fuqitë ekzekutive, sikurse policia dhe prokuroria.

Sipas tij, rrjetet dhe strukturat e tilla, të cilat dikur kanë pasur disa subjekte politike në vend, tashmë janë shuar.

Ato janë zhbërë me kohë dhe vet zhbërja e tyre, në një formë, ka mundësuar që Agjencioni i Inteligjencës i Kosovës të jetë kompetent dhe i përgjegjshëm...
Ato janë zhbërë me kohë dhe vet zhbërja e tyre, në një formë, ka mundësuar që Agjencioni i Inteligjencës i Kosovës të jetë kompetent dhe i përgjegjshëm për tërë territorin e Kosovës dhe ta ushtrojë veprimtarinë e vet. Në këtë aspekt, mendoj se është një e arritur".

"Kjo shihet edhe nga raportet që janë edhe publike në atë aspekt, i punës së Komisionit Parlamentar, por edhe formave tjera, se ata e tregojnë kompetencën dhe përgjegjësinë në këtë aspekt, edhe të hulumtimit edhe të raportimit për ndërmarrjen e masave të caktuara nga ekzekutivi
”.

Ndryshe, Ibishi vlerësoi se veprimtaria eventuale e rrjeteve dhe strukturat ilegale të sigurisë dhe inteligjencës, në Kosovë është e zvogëluar.

Në një formë veprimtaria e tyre është shumë e zvogëluar, për arsye se, pas funksionalizimit dhe mëvetësimit të Policisë së Kosovës, si dhe prezencës së EULEX-it dhe prokurorisë në përgjithësi, por edhe tash kur inteligjenca (AKI) është e funksionalizuar, mundësia e veprimit të tyre është e zvogëluar shumë, do të thotë, e këtyre agjencioneve të inteligjencës, në çfarëdo forme qofshin".

"Mendoj se në një formë, vetë funksionalizimi i AKI-së, jep aspekte që këto (shërbimet ilegale) së paku të minimalizohen apo të kenë sa më pak mundësi të infiltrimit dhe veprimit në Kosovë
”.

Sidoqoftë, edhe më parë, disa deputet opozitarë në Kuvendin e Kosovës kanë theksuar se në Kosovë në vazhdimësi kanë ekzistuar rrjete dhe struktura ilegale te sigurisë, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturat shërbime të fshehta të partive politike.

Ekzistenca e këtyre të fundit është mohuar nga partitë politike në pushtet.

Ndërkaq, ekzistencën e strukturave ilegale të sigurisë dhe shërbimeve të fshehta, e posaçërisht ato të Serbisë, është lënë çështje e hapur, si nga autoritetet vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG