Ndërlidhjet

logo-print

Monitoruesit në Siri: Palët u treguan të përgjegjshme


Kreu i ekipit mnitorues të Ligës Arabe tha se dita e parë në qytetin Homs të Sirisë, të kapluar nga dhuna, ka qenë “shumë e mirë” dhe se të gjitha palët kanë qenë të përgjegjshme ndaj monitoruesve.

“Po kthehem në Damask pët takime të tjera dhe do të kthehem sërish nesër në Homs”, ka thënë gjenerali sudanez Mustafa Dabi, në një bisedë telefonike për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ekipi do të qëndrojë në Homs. Sot ishte shumë mirë dhe të gjitha palët ishin të përgjegjshme”, tha Dabi.

Ekipi 50 anëtarësh është takuar me guvernatorin e Homsit në përpjekje për të parë, nëse Damasku po përmbush planin e paqes të arritur nga Liga Arabe, që përmban tërheqjen e trupave nga qytetet e trazuara.

Sipas një videoincizimi, të postuar në internet, një turmë protestuesish në Homs, kërkuan nga monitoruesit e Ligës Arabe “mbrojtje ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG