Ndërlidhjet

Topalli: Suksesi i 2011, zhbllokimi i reformave


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në një konferencë përmbyllëse për mediat, vlerësoi se viti 2011 shënoi një bilanc pozitiv për parlamentin në miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe reformave, që bënë të mundur, që Shqipëria të ecë përpara.

"Agjenda parlamentare gjatë këtij viti ka pasur vetëm një bosht themelor, me emrin reforma. Kjo ka qënë në agjendën e punës së çdo deputeti dhe në qendër të kalendarit të punës së miratuar në parlamentin shqiptar. Në fund të këtij viti, duke i qëndruar Kushtetutës, bëmë të mundur që bilanci i reformave të jetë pozitiv. Periudha nga 17 janari-22 dhjetor ka shënuar miratimin e 450 ligjeve e 219 akteve, ligjeve, marrëveshjeve dhe vendimeve, që janë votuar me shumicë nga 71 deri 74 vota",- deklaroi Topalli.

Ajo ka vlerësuar si sukses arritjen e marrëveshjes PD-PS ditëve të fundit të arritur pas konferencës së kryetarëve për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe që plotëson një nga kriteret e rëndësishme të rekomandimeve të KE.
XS
SM
MD
LG