Ndërlidhjet

Monitoruesit sërish në Homs


Monitoruesit e Ligës Arabe pritet të vizitojnë edhe sot Homsin, qytetin që ditë më parë u kaplua nga dhuna.

Monitoruesit arabë arritën në Siri të hënën, për të parë nëse Damasku po i përmbahet planit të arritur me Ligën Arabe për t’i dhënë fund protestave nëntë-mujore kundër presidentit Bashir Asad.

Monitoruesit u mbështetën nga dhjetëra mijëra protestues, ndërsa po zhvillonin vizitën e parë në Homs.

Ushtria i ka tërhequr disa tankse, në atë që aktivistët e quajnë dredhi, për t’i bindur monitoruesit, se qyteti është i qetë.
XS
SM
MD
LG