Ndërlidhjet

Klinton e shqetësuar për demokracinë hungareze


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka shfaqur shqetësimin me lirinë demokratike në Hungari, përmes një letre që ia ka drejtuar kryeministrit.

Një zëdhënës i kryeministrit Viktor Orban, ka konfimuar marrjen e një letre prej zonjës Klinton, por nuk ka bërë publike përmbajtjen e saj.

Pas ardhjes në pushtet të partisë së qendrës së djtahtë, qeveria e Orbanit ka miratuar disa masa, që sipas kritikëve dobësojnë institucionet si Gjykatën Kushtetuese si dhe ndërhyjnë në lirinë e mediave.

Zëdhënësi Peter Sijarto ka thënë se “në letër është shkruar ajo, që është artikuluar më herët verbalisht”.

Klinton e ka vizituar Budapestin në muajin qershor për të bsieduar me kryeministrin Orban dhe në paraqitjet për mediat pat thënë se është e shqetësuar për liritë demokratike në Hungari.
XS
SM
MD
LG