Ndërlidhjet

Valuta kineze ende e nënvlerësuar


Departamenti Amerikan i Thesarit tha se Kina nuk ka bërë mjaft që ta lë valutën e saj të tregtohet lirshëm, por, ka thënë se Pekini, megjithatë nuk ka manipuluar me vlerën e juanit.

Anëtarët e Kongresit kanë akuzuar Kinën se po nënvlerëson juanin, me qëllim që të rrisë eksportin dhe kanë kërkuar nga presidenti Obama, që ta dënojë Kinën.

Megjithatë, në raportet e fundit për Kinën, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se juani ka pasur rritje 12 për qind kundrejt dollarit në 18 muajt e kaluar.

Por, po ashtu u tha se duhet bërë më shumë, pasi që juani ende është i nënvlerësuar.
XS
SM
MD
LG