Ndërlidhjet

logo-print

Serbisë s'do t'i imponohet njohja e Kosovës

  • RFE /RL

Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedime, Robert Kuper, dhe shefi i delegacionit serb, Borisllav Stefanoviq - foto nga arkivi.

Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedime, Robert Kuper, dhe shefi i delegacionit serb, Borisllav Stefanoviq - foto nga arkivi.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, ka thënë se nuk është i kënaqur me rrjedhën e dialogut.

Ai, në një intervistë për “Veçernje Novosti”-n, ka përmendur vështirësitë në arritjen e marrëveshjeve, për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve, por, siç është shprehur, pas “10 vjetësh, nëse zgjidhjet do të jenë funskionale, askush nuk do të kujtohet për problemet që kemi kaluar”.

Ai ka thënë se pret që të dyja ekipet të takohen në janar, pasi, sipas tij, “marrëveshjet janë afër”.

Kuper citohet të ketë thënë se “askush nuk do t’ia imponojë Serbisë pranimin e Kosovës, apo ndryshimin e Kushtetutës së saj”.

Ai po ashtu ka thënë se Brukseli nuk e ka ndërmend ta vërë në pikëpyetje Rezolutën 1244, e as Kushtetutën e Serbisë.

Kuper, në intervistën për të përditshmen beogradase, ka sjellë shembuj nga funksionimi i dy Gjermanive, apo nga Irlanda Veriore, ku për të shkuar përpara, shtetet nuk i kanë kushtuar rëndësi asaj se çka shkruhet në kushtetutat e vendeve përkatëse.

Ai ka vënë në pah se bashkëpunimi rajonal, përfshirë pjesëmarrrjen e Kosovës, është propozim praktik dhe domosdoshmëri politike.

“Kjo do të jetë mirë edhe për stabilitetin dhe do të ofrojë edhe një nivel mbrojtjeje për serbët në Kosovë”, citohet të ketë thënë Kuper. (a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG