Ndërlidhjet

Rifillon gjykimi ndaj Mubarakut


Procesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak vazhdon sot në Kajro pas një pauze pothuaj tre-mujore.

Mubaraku ka arritur me një ambulancë, dhe është bartur në dhomën e gjyqit me një barelë me rrota.

Ai akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve gjatë protestave, që e rrëzuan atë nga pushteti në shkurt të këtij viti.

Mubaraku po i nënshtrohet procesit gjyqësor bashkë me bijtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish ministrin e brendshëm Habib al-Adlin, dhe 6 ish shefa të sigurisë. Të gjithë këta janë paraqitur sot në gjykatë.

Mubaraku, 83 vjeçar po mbahet nën arrest në një spital ushtarak për shkak të problemeve me zemër.
XS
SM
MD
LG