Ndërlidhjet

Karzai dakord me Zyrën e talibanëve në Katar?


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se qeveria e tij do të pranojë hapjen e një zyre të përfaqësuesve të talibanëve në Katar me qëllim të mbajtjes së bisedimeve të paqes, por Arabia Saudite dhe Turqia, do të ishin sipas tij, vende më të preferueshme.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Karzai tha se nëse SHBA-të këmbëngulin që zyra e talibanëve të jetë në Katar, “Afganistani do të pajtohet”.

Në fillim të këtij muaji, Kabuli e thirri ambasadorin afgan në Katar për konsultime, pas raporteve se talibanët po planifikonin hapjen e një zyre në shtetin e Gjirit.

Grupi islamik ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të përfshihet në bisedime, përderisa në tokën afgane të ketë ende trupa të huaj.
XS
SM
MD
LG