Ndërlidhjet

Siria liron rreth 800 të burgosur


Siria ka liruar 755 të burgosur, që ishin përfshirë në trazirat kundër regjimit, ka bërë të ditur televizioni shtetëtror, ndërsa vëzhguesit arabë kanë zbarkuar në vatrat e krizës për të zbatuar planin e paqes.

“Të 750 të burgosurit që kanë qenë të përfshirë në incidentet e fundit në Siri, të cilët nuk i kanë pasur duart e përlyera me gjak sirian, janë liruar nga burgu”, është bërë e ditur në lajmet e televizionit shtetëror.

Në nëntor, Siria ka bërë të ditur se i ka liruar 1180 të burgosur tjerë.

Lirimi i të burgosurve është një nga kushtet e planit të Ligës Arabe, të miratuar nga Siria në muajin e kaluar për t’i dhënë fund krizës në vend.

Plani, po ashtu bën thirrje që t’i jepet fund shtypjes së protestave pro-demokracisë.
XS
SM
MD
LG