Ndërlidhjet

Aterim i detyruar në Kirgizi, 7 të lënduar


Një aeroplan që bartte 73 udhëtarë në bord ka bërë një aterim të detyruar në aeroportin jugor të Oshit në Kirgizi, duke lënduar të paktën shtatë persona.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu aeroplanin Tu-143, që udhëtonte nga Bishkeku në Osh, të bënte aterim të detyruar në aeroport edhe pse dukshmëria e dobët si pasojë e mjegullës është dhënë si një nga shkaqet e mundshme.

Aeroplani mori flakë pas ndalimit, dhe pasagjerët dhe ekipi u evakuuan në mënyrë të shpejtë.

Një njeri reportohet të jetë në shtrirë në një spital lokal në gjendje të rëndë shëndetësore.
XS
SM
MD
LG