Ndërlidhjet

Muhamed Bouazizi, njeriu i vitit


Nga protestat në Tunis, janar 2011.

Nga protestat në Tunis, janar 2011.

"Times"

Historia e kombeve nuk është vetëm tregimi për punët shtetërore. Ajo ka të bëjë edhe me kurajën e qytetarëve që nuk pajtohen me sundimin jolegjitim.

Personi i vitit është njeriu që këtë qëndrim të thjeshtë, por thelbësor, e pagoi me jetën e tij.

Muhamed Bouazizi, një shitës tunizian, vdiq një vit më parë, duke ia vënë flakën vetes. Vetëvrasja e tij nxiti protestat që rrëzuan një regjim dhe krijuan precedent për revoltat popullore në botën arabe.

Rezultati eventual i këtyre kryengritjeve është larg nga të qenët i qartë, por koha e përshtatshme e mbajtjes së protestës shkon përtej çdo argumenti.

Duke sakrifikuar jetën e tij, zoti Bouazizi gjen vend krahas figurave të tjera, gatishmëria e të cilave për të parë përmes maskaradës së sundimit shtypës i ngriti ato mbi monotoninë dhe poshtërimin në jetën e përditshme.

Zoti Bouazizi, nga qyteti Sidi Bouzid, ishte 26 vjeç kur ndërroi jetë. Në një shtet tjetër, në një kontinent tjetër, perspektiva e tij mund të ketë qenë më e ndritshme.

Ai nuk ishte i punësuar, andaj shiste pemë dhe perime në një stendë në rrugë. Për shkak se nuk ishte i licencuar, autoritetet ia konfiskuan produktet në dhjetor të vitit të kaluar.

I frustruar, ai ndezi shkrepsën fatale. Flaka e saj u shpërnda shpejt përtej trupit të tij, për të demolouar një regjim që në mënyrë sistematike kishte keqqeverisur vendin.

Ky gjest torturues, vetëvrasës, e la Bouazizin në kujdesin intensiv, të mbuluar me fasho. Vetësakrifica e tij shokoi kombin dhe provokoi trazira në masë të madhe, nga të cilat vdiqën dhjetëra persona.

Presidenti i ndëshkuar, Zine El Abidin Ben Ali, u përkul pranë shtratit të spitalit. Ishte e kotë: regjimi i Ben Alisë nuk zgjati më shumë sesa pjesa e mbetur e jetës së Bouazizit. Ai shpërndau qeverinë dhe parlamentin, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe iku nga vendi.

Protestat që vetëvrasja e Bouazizit i shpejtoi, nëse jo inspiroi, në masë të madhe u quajtën “Pranvera Arabe”, si modeli i “Pranverës së Pragës”, në vitin 1968.

Tunis, janar 2011.

Tunis, janar 2011.

Tërheqja e paraleles është e argumentueshme, por jo absurde: reformat në Çekosllovaki qenë ngufatur nga tanket sovjetike, por liria mbizotëroi 21 vjet më vonë. Simboli më i dukshëm i revoltës ishte studenti i quajtur Jan Pallah, që i vuri flakën vetes në kundërshtim të okupimit sovjetik.

Në Tunizi dhe në Egjipt, autokratët janë larguar nga zyra, por institucionet kryesore që ushtronin pushtetin mbeten atje. Në Libi, populli i revoltuar, i ndihmuar nga trupat e NATO-s, rrëzoi tiranin, por tash duhet të ndërtohet një shtet i civilizuar dhe të zhvillohet ekonomia.

Regjimi sirian është i angazhuar në sulme vrasëse ndaj civilëve dhe ende mbetet në pushtet. Arabia Saudite mbetet e paprekur nga revolta, por i ka ndihmuar Bahreinit që t’i shtypë pakënaqësitë.

Një liri eventuale dhe përmirësim i kushteve jetësore të njerëzve janë larg. Por, nuk është e mundur më që një regjim të besojë se pushteti i egër do të tolerohet dhe do të funksionojë.

Tunizia dikur kombinonte represionin e brendshëm me zhvillimin e supozuar ekonomik. Ky ishte një model që dështoi. Dobësia ishte se nuk ofronte zhvillimin e pretenduar. Krimi më i madh ishte shuarja e shpresave dhe e imagjinatës për brezat.

Zoti Bouazizi kërkoi që ky represion të ndalojë dhe regjimi e vërejti atë si dhe shumë të tjerë si ai.

Ai nuk kërkoi ta ndryshonte botën. Asnjë person nuk ka qenë në ballë të ndonjë revolte të shpërthyer në botën arabe dhe ende nuk është shfaqur një figurë që mund të shihet si lider i së ardhmes.

Liga Arabe ka ndryshuar për të mirë. Katari ka dhënë një ndihmë të rëndësishme. Por, ngjarjet vendimtare të këtij viti janë nxitur nga kuraja e numrit të pamasë të njerëzve, që u ngritën kundër tiranisë. Muhamet Bouazizi ishte njëri nga ta. (a.i.)
XS
SM
MD
LG