Ndërlidhjet

Edhe dy politikanë tjerë rusë garojnë për president


Edhe dy politikanë tjerë rusë janë regjistruar për të garuar për president.

Ata janë veterani ultranacionalist Vlladimir Zhirinovski dhe lideri i Partisë Komuniste Genadi Zjuganov.

Dy kandidatët tjerë që janë regjistruar më herët për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit të vitit të ardhshëm, janë kryeministri Vlladimir Putin dhe ish kryesuesi i Këshillit të Federatës, Sergei Mironov.

Të tjerët, përfshirë, miliarderin, Mihajl Prokorov, kanë paraqitur synimet e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG