Ndërlidhjet

Franca kërkon që Irani t’i respektojë të drejtat e transportit


Franca ka kërkuar nga Irani që të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të lejojë lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit, pasi Teherani kërcënoi se do të ndalonte lëvizjen e naftës nëpërmjet kësaj rruge strategjike të transportit.

Zëdhënësi i Ministrit të jashtëm francez, Bernard Valero tha se Hormuzi është një ngushticë ndërkombëtare, për këtë arsye të gjitha anijet, pavarësisht çfarë flamuri bartin, kanë të drejtë të kalojnë transit.

Gjatë ditës së djeshme, zëvendës presidenti i parë i Iranit, Muhamad Reza Rahimi paralajmëroi se Irani do të bllokonte rrjedhën e papërpunuar përmes ngushticës, nëse sanksionet e huaja janë të vendosura mbi eksportet e naftës së Teheranit.
XS
SM
MD
LG