Ndërlidhjet

Bosnjë: Partitë politike pajtohen për një “qeveri qendrore”


Agjencia e lajmeve, AFP ka njoftuar se politikanë boshnjakë janë cituar të kenë thënë se partitë kryesore myslimane, serbe dhe kroate janë pajtuar sot që të formojnë një qeveri qendrore.

Agjencia citon Sulejman Tihiq, kryetarin e partisë myslimane, SDA, i cili ka thënë gjatë një konference për shtyp në Sarajevë se kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie qendrore.

Ndërkohë lideri boshnjak, Millorad Dodik citohet ta ketë vlerësuar marrëveshjen si një fitore për "kompromis dhe mirëkuptim", pas disa muajsh mosmarrëveshjesh.

Marrëveshja i jep fund një krize politike 14 mujore, e cila ka paralizuar vendin dhe e ka bllokuar integrimin e mëtutjeshëm në Bashkimin Evropian, si dhe shpresat e vendit për të hyrë në NATO.
XS
SM
MD
LG