Ndërlidhjet

Irani dënon veteranin e opozitës me 8 vjet burg


Aktivisti veteran i opozitës në Iran, Ebrahim Jazdi, i shërbeu shumë shkurt si ministër i jashtëm, pas revolucionit të vitit 1979, është dënuar me tetë vjet burgim, ka bërë të ditur avokati i tij.

Jazdi, i cili është 80 vjeç dhe udhëheqë një lëvizje të ndaluar, u gjykua nën akuza për siguri, duke përfshirë edhe akuzat për veprime kundër sigurisë kombëtare dhe përhapjes së gënjeshtrave.

Akuza të tilla shpesh përdoren kundër aktivistëve politikë në Iran. Raportohet se Jazdi ka refuzuar që ta mbrojë veten, duke thënë se Gjykata Revolucionare nuk ishte e kualifikuar që ta dëgjonte rastin.
XS
SM
MD
LG