Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani nënshkruan marrëveshje për naftën me Kinën


Qeveria e Afganistanit e ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani kineze, për zhvillimin e depozitave të naftës, projekt ky përmes së cilit mendohet që Kabuli do t’i fitojë miliarda dollarë në dy dekada.

Marrëveshja me Korporatën Kombëtare Kineze të Naftës mbulon shpimin e një rafinerie në krahinat veriore të Sare Pulit dhe Farjabit. Është kjo marrëveshja e parë që Kabuli e ka nënshkruar me ndonjë kompani ndërkombëtare në shumë dekada.

Ministri afgan i minierave, Vahidullah Shahrani tha se korporata kineze pritet që t’i sjellë ekspertët dhe pajisjet e veta në lokacion muajin e ardhshëm, ndërsa puna praktike do të fillojë në tetor të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG