Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Zgjatet ora policore në qytetin Zhanaozen


Vendimi për vendosjen e orës policore në qytetin perëndimor të Zhanaozenit në Kazakistan do të zgjatet, njofton kryetari i një komisioni qeveritar.

Ora policore ishte vendosur në Zhanaozen pas kryengritjeve që ndodhën me herët këtë muaj.

Umirzak Shukev tha se zyrtarët lokalë kishin kërkuar zgjatjen e orës policore, që fillimisht ishte vendosur prej 17 dhjetorit dhe do të zgjaste 20 ditë.

Ai nuk tregoi se sa gjatë do të mbetej në fuqi ky vendim, në qytetin Zhanaozen.

Të paktën 16 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë ishin plagosur, në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve. Autoritetet e vendit fajësojnë huliganët e dehur si nismëtarë të dhunës.
XS
SM
MD
LG