Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja përkrahë misionin arab në Siri


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se misionit të Ligës Arabe në Siri duhet t’i jepet kohë për të bërë punën e tyre.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se vëzhguesve u duhet mundësi hyrjeje në të gjitha zonat e konfliktit.

Vëzhguesit i kanë kaluar dy ditë në qytetin e Homsit, por aktivistët thonë se në atë kohë forcat siriane i kanë vrarë 60 civilë, duke bërë që Franca të drejtojë kritika në drejtim të misionit, për shkak të pamundësisë së tyre për ta ndalë gjakderdhjen.

Ndërkohë, departamenti amerikan i shtetit thotë se shpresojnë që misioni arab të ndihmojë në përfundimin e trazirave nëntë mujore kundër presidentit Bashar Al-Assadit, si pasojë e të cilave deri më tani, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën mbi 5000 njerëz.
XS
SM
MD
LG