Ndërlidhjet

SHBA-ja nuk do të lejojë mbylljen e Hormuzit


Pentagoni ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë asnjë ndërprerje përgjatë Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e rëndësishme për shumicën e naftës së Lindjes së Mesme për tregjet botërore.

Një zëdhënës i flotës amerikane ka thënë se marina amerikane ka një prani të fuqishme në rajon, për të ruajtur lidhjet jetike për komunitetin ndërkombëtar.

Paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen një ditë pasi zëvendës presidenti iranian, Mohamed Reza Rahimi tha se Teherani nuk do të lejojë asnjë pikë nafte të kalojë ngushticën, nëse miratohen sanksione të reja, që kanë synim naftën e Iranit.
XS
SM
MD
LG