Ndërlidhjet

A po lëkundet Koloseumi?


Ministria e Kulturës e Italisë ka bërë të ditur se është duke shikuar raporte që thonë se pjesë të vogla të gurëve kanë rënë nga Koloseumi.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA kishte raportuar se para dy ditësh kishte rënë edhe një pjesë e vogël guri nga monumenti, por drejtoresha e Koloseumit, Rosella Rea mohoi një gjë të tillë dhe fajësoi këto raportime të pavërteta.

Ndërkohë ambientalistët italianë kanë akuzuar se tymi i automjeteve, dridhjet që ato shkaktojnë, si dhe një metro aty pranë, kanë ndikuar në dëmtimin e strukturës së lashtë.
XS
SM
MD
LG