Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 29 dhjetorin në vite…


Vaclav Havel, 1989.

Vaclav Havel, 1989.

1989 – Vaclav Havel zgjidhet president i Çekosllovakisë.

1934 – Në Austri shpërthen beteja mes qeverisë dhe socialistëve. Forcat qeveritare mbizotërojnë, ndërsa sindikatat tregtare të socialistëve shuhen.

1975 – Në terminalin kryesor të Aeroportit LaGuardia të Nju Jorkut shpërthen bomba, duke vrarë 11 njerëz.

1983 – Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë tërheqjen nga UNESCO-ja (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë).

1984 – Rajiv Gandi, djali i ish-kryeministres së Indisë, Indira Gandi, fiton bindshëm zgjedhjet parlamentare.

1997 – Hong Kongu nis vrasjen e 1.25 milion pulave nga frika e përhapjes së gripit të shpezëve.

1998 – Udhëheqësit e Khmerëve të Kuq kërkojnë falje për gjenocidin e 1970-ës në Kamboxhia, ku humbën jetën 1 milion njerëz.

2000 – Moti i keq, përfshirë borën dhe temperaturat e ftohta te Arktikut, shkakton kaos në rrugët, hekurudhat dhe shërbimet ajrore të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar.

2006 – Trupat etiopiane largojnë forcat islamike nga Mogadishu i Somalisë.

2010 – Parlamenti i Malit të Zi miraton zgjedhjen e Igor Llukshiqit në postin e kryeministrit malazez. Ai pason Millo Gjukanoviqin, i cili dha dorëheqje nga posti i kreut të ekzekutivit. (v.t.)
XS
SM
MD
LG