Ndërlidhjet

logo-print

Putini refuzon idenë e bërjes president i përkohshëm


Kryeministri rus, Vlladimir Putin e ka refuzuar idenë për t'u bërë president i përkohshëm, para zgjedhjeve të marsit, në të cilat ai është favorit për ta fituar garën.

Putin tha para gazetarëve se nuk e kanë diskutuar një ide të tillë. Komenti i tij vjen pas një varg spekulimesh se Putini mund të tërhiqet nga posti i tij si kryeministër dhe të marrë detyrën e presidentit para zgjedhjeve të 4 marsit të vitit të ardhshëm.

Putin gjithashtu tha se ai është i hapur në parim që të bisedojë me protestuesit opozitarë, të cilët udhëhoqën një numër protestash kundër tij, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

Por ai ka refuzuar bisedime me liderët e opozitës që kërkojnë zgjedhje të reja dhe dorëheqjen e tij.
XS
SM
MD
LG