Ndërlidhjet

Kazakistan: Prokurori nisë rastin kundër policisë


Prokurori i përgjithshëm ka bërë të ditur sot se ka nisur një rast kriminal kundër policisë e cila ka gjuajtur në drejtim të protestuesve, në qytetin Zhanaozen, më herët këtë muaj.

Zyra e prokurorit ka bërë të ditur përmes një deklarate se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse policia i ka tejkaluar kompetencat e tyre, kur ata qëlluan mbi një turmë protestuesish.

Të paktën 15 njerëz ishin vrarë dhe një numër videosh të postuara në internet nga banorët e Zhanaozen tregonin pamje të policëve që gjuanin në drejtim të njerëzve që merrnin pjesë në protesta.

Zyra e prokurorit gjithashtu ka bërë të ditur se është duke vazhduar arrestimi i të dyshuarave në Zhanaozen. Deri më tani 20 njerëz janë ndaluar dhe ndaj 18 prej tyre janë ngritur akuza.
XS
SM
MD
LG