Ndërlidhjet

Kina akuzon 54 zyrtarë për përplasjen e trenit


Një raport i qeverisë kineze thotë se të metat në dizajn dhe menaxhimi i dobët janë fajtorë për përplasjen e trenit në muajin korrik, ku mbetën 40 njerëz të vdekur.

Raporti thotë se ministri i kaluar i hekurudhave është në mesin e 54 zyrtarëve që janë gjetur përgjegjës për përplasjen, disa prej të cilëve edhe janë larguar nga postet e Partisë Komuniste.

Sistemi i trenit kishte për qëllim të shfaqte nivelet teknike në rritje të Kinës, por pësoi dështime të turpshme të pajisjeve dhe pengesave tjera.
XS
SM
MD
LG