Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 10 policë afganë dhe 2 ushtarë të NATO-s


Dhjetë oficerë policie afganë janë vrarë në jug të Provincës Helmand, në kohën kur automjeti me të cilin po udhëtonin goditi një bombë që ndodhej në rrugë.

Zëdhënësi i komunës së provincës, Daut Ahmadi tha se policia po ktheheshin nga një qendër rekrutimi.

Ai tha se të gjithë policët e vrarë ishin anëtarë të Policisë Lokale Afgane, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa disa prej tyre sapo ishin punësuar.

Ndërkohë, NATO ka bërë të ditur se një person, që kishte të veshur një uniformë të ushtrisë afgane, ka vrarë dy trupa të NATO-s, në lindje të Afganistanit. Aleanca nuk dha hollësi të tjera lidhur me rastin.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili sipas tyre, kishte cak trupat franceze në provincën Kapisa, e cila ndodhet në lindje të kryeqytetit Kabul.

Edhe Franca e ka konfirmuar që dy prej trupave të saj janë vrarë në sulm.
XS
SM
MD
LG