Ndërlidhjet

logo-print

Policia kineze ka vrarë shtatë “terroristë” në Ujgur


Policia në Rajonin Autonom të Ujgurit në Kinë ka vrarë shtatë persona. Sipas autoriteteve vendore, ata ishin terroristë.

Policia ishte përgjigjur në një raportim për kidnapim, në qytetin e lashtë të Hotanit. Në kohën kur policia po provonte të lironte dy personat e zënë peng, kishin filluar të shtënat me armë.

Zëdhënësi i autoriteteve vendore, Hou Hanmin tha se grupi mbante armë dhe ata lënduan policë lokalë, duke shtuar se katër njerëz ishin plagosur ndërsa katër të tjerë ishin arrestuar.

Hou njoftoi se kidnapuesit dhe pengjet ishin vendas të rajonit të Ujgurit.
XS
SM
MD
LG