Ndërlidhjet

Prokuroria e Qarkut ngritë aktakuzë ndaj Sahitit


Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gani Sahitit, në drejtim të veprave penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, njofton zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit, i pandehuri Gani Sahiti, më datën 3 tetor 2011, rreth orës 10:30, në Prishtinë, me dashje, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, Remzi Salihu, drejtor i Drejtoratit për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë gjeti se në veprimet e të pandehurit qëndrojnë të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat e akuzoi dhe i propozoi Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, që të akuzuarin ta shpallë fajtorë, ta dënojë sipas ligjit dhe ta obligoj që të paguaj shpenzimet e procedurës penale, përfundon njoftimi i zyrës së Kryeprokurorit.
XS
SM
MD
LG