Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe viziton edhe tri qytete të Sirisë


Vëzhguesit e Ligës Arabe pritet që t’i vizitojnë edhe tri qytete të tjera të Sirisë, të cilat janë përfshirë nga protestat e dhunshme gjatë nëntë muajve të kaluar, kundër qeverisë së presidentit, Bashar Al-Assad.

Vëzhguesit pritet që të udhëtojnë sot për në Dera, Hama dhe Idlib.

Vizita e vëzhguesve në këto qytete vjen pas udhëtimit të tyre në qytetin e Homsitt, më herët këtë javë, i cili nuk pati sukses në lehtësimin e tensioneve; në fakt veç sa krijoi probleme edhe më të mëdha.

Shefi i vëzhguesve, sudanezi Mustafa al-Dabi, pas vizitës në Homs ka ngjallur diskutime për shkak të deklaratave të tij, se ai nuk kishte parë “asgjë të frikshme” në qytet, i cili është nën rrethim që disa javë. Në bazë të deklaratave të aktivistëve dhe dëshmitarëve, qyteti është bombarduar vetëm disa orë para arritjes së vëzhguesve.

Soazing Dollet, udhëheqëse e “Reporterëve pa kufij” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore tha se zyrtarët sirianë po i mashtrojnë vëzhguesit dhe po tallen me misionin e tyre.

“Kjo vizitë është plotësisht e njëanshme, është një tallje; regjimi sirian po tallet me respektimin e marrëveshjes me Ligën Arabe, duke pranuar prezencën e vëzhguesve. Ndërsa sa i përket zbrazjes së burgjeve, disa burgje në Homs janë zbrazur dhe të burgosurit janë transferuar në vende të tjera, ndërsa ushtarë të rremë të armatosur u janë treguar vëzhguesve, në mënyrë që të dëshmojnë se rezistenca siriane është e armatosur. Është e armatosur, por nuk është lloji i vetëm i rezistencës. Është e qartë se një gjë e tillë është programuar për vëzhguesit e Ligës Arabe”, ka thënë Dollet.
XS
SM
MD
LG