Ndërlidhjet

Monti: Eurozona duhet bashkuar kundër krizës


Kryeministri italian, Mario Monti ka bërë thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe bindëse për krizën e borxheve në eurozonë.

Gjatë një konference për shtyp, Monti tha se pavarësisht dy ankandeve të fundit të suksesshme italiane, ai nuk mendon se faza e turbulencave ekonomike ka kaluar.

Ai shtoi se problemet e Italisë në tregje lidhen me vështirësi më të mëdha, në nivel evropian.

Mario Monti kishte zëvendësuar kryeministrin Silvio Berluskoni muajin e kaluar, mes frikës për një kolaps ekonomik.

Investitorët tani po presin për hollësi të propozimit të Montit, për të provuar përmirësimin e ekonomisë italiane.
XS
SM
MD
LG