Ndërlidhjet

Kim Xhongu,"lideri suprem i Koresë Veriore"


Korea Veriore e ka quajtur Kim Xhongun, djalin e liderit të ndjerë, Kim Xhong Ilit, si “liderin suprem të partisë, shtetit dhe armatës”.

Kim ka marrë pjesë në shërbimet përkujtimore në sheshin kryesor të Phenianit së bashku me zyrtarë të lartë të qeverisë, ushtarakë dhe dhjetëra mijëra civilë, një ditë pas funeralit të babait të tij.

Kim Yong-nam, zyrtari i dytë kryesor në shtet, i tha turmës se trashëgimtari udhëheqës i vendosur nga Kim Xhong Il, është një “arritje e çmueshme”.

Në ceremoni janë mbajtur tre minuta heshtjeje, dhe më pas janë lëshuar tinguj të sirenave përgjatë tërë vendit, për të shënuar fundin zyrtar të periudhës së zisë pas vdekjes së Kimit më 17 dhejtor. Ai ishte 69 vjeç.
XS
SM
MD
LG