Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia përgatit referendumin për anëtarësim në BE


Kroacia po bëhet gati për referendumin për anëtarësim në BE, që do të mbahet në janar.

Kryeministri Zoran Millanoviq e ka cilësuar anëtërësimin si “vendim të mileniumit” për shtetin e tij.

“Është një vendim mileniumi për Kroacinë dhe qeveria e mbështet atë”, ka thënë Millanoviq, në seancën e parë të kabinetit qeveritar të qendrës së majtë, që u betua në javën e kaluar.

Millanoviq këmbënguli se referendumi- i pari që nga viti 1991, kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia e atëhershme- do të duhet të përgatitet në mënyrë shembullore.
XS
SM
MD
LG