Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i shet aeroplanë luftarakë Arabisë Saudite


Shtëpia e Bardhë tha të enjten se përmes marrëveshjes në vlerë prej 29.4 miliardë dollarë, për shtijen e aeroplanëve luftarakë forcës ajrore të Arabisë Saudite, do të mbështeten më shumë se 50 mijë vende pune në SHBA dhe ekonomia amerikane do të ketë rritje vjetore prej 3.5 miliardë dollarësh.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Irnest tha se marrëveshja mes qeverive përfshin ndërtmin e 84 aeroplanëve dhe avancimin 70 aeroplanëve ekzsistues.

Në marrëvshje sipas tij hyjnë edhe municionet, pjesët rezervë, trajnimi, mirëmbajtja dhe logjistika.
XS
SM
MD
LG