Ndërlidhjet

Protestë për lirimin e opozitarit rus


Disa qindra njerëz janë mbledhur në qendër të Moskës për të protestuar kundër mbajtjes në paraburgim të liderit të opozitës Sergei Udalcov.

“Liri për të burgosurit politikë”, ka brohoritur turma në tubimin, në të cilin nuk u raportua të jetë arrestuar dikush, edhe pse mbahej nën praninë e madhe të policisë.

Udalcov, lideri i grupit Fronti i Majtë është arrestuar në një protestë kundër mashtrimeve dhe manipulimeve në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.

Gjatë kohës së tij në burg, ai ka mbajtur grevë urie dhe është shtrirë në spital.
XS
SM
MD
LG