Ndërlidhjet

Viktima të reja në Siri


Forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj dhjetëra mijëra protestuesve në periferi të Damaskut, afër një ndërtese komunale, që thuhej se do të vizitohej nga monitoruesit e Ligës Arabe.

Aktivistët thanë se janë vrarë 4 njerëz.

Trupat po ashtu kanë shtënë me armë zjarri dhe gaz lotsjells për të shpërndarë protestat e mëdha në vende tjera të Sirisë, përfshirë edhe qendrën e Damaskut, duke lënë të vrarë 21 persona, në tërë vendin.

Dhuna e vazhdueshme ka forcuar pikëpamjen e opozitës se bashkëpunimi i kufizuar me vëzhguesit nuk është tjetër pos një farsë e regjimit të Asadit për të blerë kohë dhe për të penguar sanksionet tjera dhe dënimet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG