Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët protestojne ndaj vrasjes së civilëve


Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë një protestë në Stamboll të rreth 2 mijë kurdëve, të cilët protestonin kundër një sulmi ajror në Turqinë juglindore, që la të vrarë 35 fshatarë kurdë.

Qindra të rinj, kanë hedhur gurë mbi policinë dhe i kanë thyer makinat e policisë dhe civilëve gjatë protestës në sheshin kryesor të qytetit, Taksim.

Policia është kundërpërgjigjur me topa uji, gaz lotësjellës si dhe ka kryer disa arrestime.

Një zyrtar turk konfirmoi gjatë ditës se 35 njerëzit e vrarë në sulmet ajrore të natës së mbrëmshme ishin civilë.

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Husein Gjelik tha se viktimat “nuk ishin terroristë”, por individë që kontrabandonin mallra nga Iraku në Turqi.

Më herët zyrtarët turq thanë se aeroplanët luftarakë kishin goditur militantët në rajon kurd në pjesën juglindore të Turqisë, në kufi me Irakun.

Turqia në mënyrë të vazhdueshme kryen sulme ushtarake kundër pjesëtarëve të Partisë Popullore të Kurdistanit, e cila kërkon autonomi për kurdët.
XS
SM
MD
LG