Ndërlidhjet

Siria bëhet gati për protesta


Aktivistët opozitarë në Siri kanë bërë sot thirrje për protesta të mëdha, pas faljeve të së premtes, e cila ka qenë edhe dita kryesore e protestave në vendet e tjera të Pranverës Arabe.

Protestat e planifikuara vijnë një ditë pasi aktivistët thanë se forcat qeveritare të sigurisë vranë të paktën 25 njerëz.

Një gjë e tillë raportohet të ketë ndodhur pavarësisht pranisë së vëzhguesve të Ligës Arabe, të cilët po qëndrojnë në Siri për të parë nëse presidenti Bashar Al-Asad po e mbanë fjalën për të përfunduar goditjet në kryengritjet pro demokratike.

Pas vizitës së Homsit, vëzhguesit thonë se do të fokusohen në qytetet Derra, Hama dhe Idlb.
XS
SM
MD
LG