Ndërlidhjet

Ukrainë: Pesë të vrarë nga grabitja e bankës


Pesë njerëz janë vrarë gjatë grabitjes së një banke në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Zëdhënësja e policisë lokale, Ollga Poçkalova tha se policia kishte marrë një mesazh nga një operator i një agjencie të sigurisë, se zyra e Privatbank po grabitej dhe se disa njerëz janë vrarë dhe se duhet ndihmë. Ajo ka treguar se një grup hetues është duke punuar momentalisht në vendin ku ka ndodhur krimi.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve ruse, RIA ka raportuar se të gjithë të vrarët ishin punëtorë të bankës.
XS
SM
MD
LG