Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 30 dhjetorin në vite…

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

1953 – Del në shitje televizori i parë me ngjyra, me çmin prej 1,175 dollarësh.

1903 – Rreth 600 njerëz humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit në Teatrin “Iroquois” të Çikagos.

1922 – Formohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

1927 – Në Tokio të Japonisë hapet solemnisht metroja, që është e para në Botën e Lindjes.

1935 – Bombarduesit italianë shkatërrojnë njësinë e Kryqit të Kuq të Suedisë në Etiopi.

1965 – Ferdinand Markos inaugurohet në postin e presidentit të Filipineve.

1972 – Shtetet e Bashkuara ndalojnë bombardimet e rënda në Vietnamin Verior.

1993 – Izraeli dhe Vatikani njohin njëri-tjetrin si shtete, duke vendosur dhe marrëdhënie diplomatike.

1996 – Në shtetin lindor të Indisë, Asam, sulmohet treni i pasagjerëve nga separatistët Bodo. Të paktën 26 njerëz humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë plagosën rëndë.

2009 – Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, konfirmon vrasjen e shtatë agjentëve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga sulmi me bombë në Afganistan. (v.t.)
XS
SM
MD
LG