Ndërlidhjet

Bendi U2 me më së shumti bileta të shitura në 2011


Bendi i rokerëve irlandezë, U2, ka fituar më së shumti para në vitin 2011, duke grumbulluar gjithsej 232 milionë dollarë nga turneu i tyre botëror.

Sipas publikimeve të koncerteve, bendi U2 ka shitur pothuajse 2.4 milionë bileta në gjithë botën, me një çmim mesatar prej 97 dollarësh.

Vendin e dytë e zë bendi britanik, Take That, me 224 milionë të fituara nga turneu i vitit që po e lëmë pas, ndërsa vendin e tretë e zë rok bendi, Bon Jovi, me 148 milionë dollarë fitime nga biletat e shitura.

Top 25 bendet me më së shumti fitime vlerësohet se kanë grumbulluar së bashku një shifër prej rreth 2 miliardë dollarësh, e ngjashme me vitin 2010.
XS
SM
MD
LG