Ndërlidhjet

Timoshenko dërgohet në një burg në Kharkiv


Agjencia e lajmeve e Ukrainës, Interfax raporton se ish-kryeministrja e vendit, Julia Timoshenko është larguar nga një qendër paraburgimi dhe është dërguar në një burg të grave në Kharkiv.

Agjencia citon Partinë Batkivshina, të cilët thonë se Timoshenko është marrë nga qendra e paraburgimit rreth orës 5 dhe është dërguar me një karrocë në një burg femrash, pasi që nuk ishte në gjendje që të ecte vetë.

Timoshenko u dënua më herët këtë vit me shtatë vjet burg për shpërdorim detyre, në kohën kur ishte kryeministre.
XS
SM
MD
LG