Ndërlidhjet

Afganistan: Katër të vrarë nga një shpërthim me bombë


Një zyrtar afgan ka bërë të ditur se një bombë ka vrarë katër civilë, përderisa ata ishin duke udhëtuar sot me një automjet, në provincën Uruzgan të Afganistanit.

Agjencia e lajmeve AFP ka cituar Gulab Kan, shefin e hetimeve kriminale në Uruzgan, i cili fajëson talibanët për këtë shpërthim.

Kan tha se gjithashtu një person është lënduar rëndë nga ky shpërthim, që ndodhi në qytetin Trinkot.

Njëkohësisht trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë bërë të ditur se një nga trupat e tyre është vrarë në një sulm të improvizuar të pajisjeve shpërthyese.
XS
SM
MD
LG